(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Zemblak të Korçës, në vitin 1907. U arrestua më 18 mars 1951, dhe me vendim nr. 100, datë 16 qershor 1951, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me diversantë» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie me punë të deyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë. Vdiq në burg, më 21 mars të vitit 1952. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 294-295.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]