(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Shkrimtar, përkthyes, mësues. Lindi më 2 shkurt 1933, në Berat. Në moshë të vogël mbeti jetim. Kreu shkollën pedagogjike në Berat, dhe, për disa kohë, punoi si mësues. U arrestua në dhjetor të vitit 1975, në Vlorë. Më 20 prill 1976, Gjykata e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Dënimin e vuajti në kampin e Spaçit, ku dhe u ridënua. Pas rënies së diktaturës u vendos në Tiranë. Vepra: “Nën terrorin komunist dhe ese të tjera” (ISKK, 2014). Ka përkthyer “Aforizma të papërshkruara ndonjëherë” të Oskar Uajldit dhe “Net të bardha” të Dostojevkit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, F. 73-74.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit