(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1923. Me vendim nr. 92, datë 25 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka tradhëtuar lëvizjen nacional-çlirimtare», ka «dezertuar nga radhët e ushtrisë» dhe është «hedhur në tradhëti duke shkruar për të rrethuar batalionin ku bënte pjesë», dhe e dënoi me 30 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtave qytetare baraz me kohën e ndëshkimit. Sipas amnistisë së K. A. N. Çl., datë 28 nëntor 1945, ndëshkimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 252-253.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]