MYRTAJ Arif Shuaip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 30 dhjetor 1894, në Fier. Me vendim nr. 965, datë 15 prill 1991, Gjykata e Rrethit të Fierit vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 24 mars të vitit 1944, në Osmen-Zezë të Beratit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, F. 27-27; Gazeta 55, 27 nëntor 2015, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]