MYRTAJ Mustafa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1919, në Ruzhdie, Fier. Me vendim nr. 129, datë 9 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit» dhe «kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, F. 15-16.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]