MYZYRI Rahmi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, në vitin 1924. Me vendim nr. 236, datë 14 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor si «sabotator» dhe e dënoi me 3 vjet burgim me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave civile. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 103-104.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]