NAGRI Karlota
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 4 nëntor të vitit 1937, në Shkodër. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 29, datë 29 maj 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Beratit, prej 3 janarit të vitit 1945 deri më 30 janar 1947. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 36-37.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]