NAIPI Nebije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1905, në Shkodër. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 22, datë 8 prill 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Beratit, prej 21 qershorit të vitit 1945 deri më 30 dhjetor 1946. F. 1, Viti 2017, D. 98, F. 127-528.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]