NAKO Apostol (Polo)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Gjirokastër. U arrestua më 4 maj 1947. Me vendim nr. 242, 17 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në një organizatë tradhëtare, duke i dhënë informata të ndryshme zbulimit grek dhe [se] ka shkruar artikuj në gazetën Vorio-Epiri me përmbajtje armiqësore», dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Më 1949, dënimi iu zbrit në 7 vjet burg. U lirua më 20 prill 1954. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 38-39; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]