NAKO Vasil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gopesh të Korçës. Më 24 prill 1967, me vendim nr. 7, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 14 vjet burg dhe 5 vjet internim. Më 25 maj 1967, me vendim nr. 138, Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin për «agjitacion e propagandë» dhe ndryshoi «tradhëti ndaj atdheut», duke e dënuar përfundimisht me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81, fl. 44-45.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]