Namaz
(persisht)

Forma islame e kthimit të drejtpërdrejtë të njeriut kah Krijuesi i vet; kushti i dytë i islamit. Namazi në gjuhën arabe quhet ‘salat’. Namazi është rituali i parë dhe kryesor në islam. Lutje që sintetizon aspektin fizik dhe shpirtëror. Njëra prej pesë shtyllave në islam, që kryhet pesë herë në ditë. Kohët e namazit janë: sabahu (fexhr), dreka (dhuhr), iqindia (asr), akshami (magrib), jacia (‘isha). Përveç këtyre namazeve, kemi edhe namazin e xhenazes, namazin e teravisë, namazin e xhumasë, namazin e bajrameve, namazin nafile etj. Periudha kohore e kryerjes së namazeve është 24 orë gjatë ditës dhe natës e ndarë në pesë kohë të namazit; vakti i kohëve të namazit.

Besimi — Mysliman

[cite]