NARE Sofo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 gusht 1878, në Labovë të Zhapës të Gjirokastrës. Me vendim nr. 275, 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se ka qenë «anëtar i grupit të spiunazhit të Sillogut në vitin 1945 në fshatin Labovë dhe i shovinizmit grek», dhe e dënoi me 4 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 18-19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]