NASHI Filip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 9 shkurt 1923, në Sheper të Gjirokastrës. Me vendim nr. 13, datë 17 qershor 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «sabotim dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 25 vjet burg, humbjen të drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe heqjen e të gjithë titujve e dekoratave. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101, fl. 9-10.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]