NASHO Spiro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1942, në Sarandë. Me vendim nr. 9, datë 9 prill 1967, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme (të pjesës së tij) dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 21 korrik 1973, u dënua përsëri me 21 vjet burg, konfiskimin e pasurisë humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «sabotimin e pushtetit, duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit, dhe për agjitacion e propagandë». AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101, fl. 19-20.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]