NASKA Lili
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1916, në fshatin Vokopolë të Beratit. U arrestua më 21 shkurt 1951, dhe me vendim nr. 228, datë 16 gusht 1951, Gjykata Ushtarke e Tiranës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me të arratisur» dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 3 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 251- 252.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]