NASUFI Sulltana
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1915, në Peshkopi. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Dibrës në rrethet e Tepelenës, Beratit e të Lushnjës, prej 14 majit të vitit 1945 deri më 15 maj 1959, dhe prej 16 majit 1959 deri më 6 maj të vitit 1981. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 444-445.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]