(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1922, në fshatin Muzinë të Sarandës. U arrestua më 3 shtator 1947. Me vendim nr. 242, datë 17 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacioni e propagandë dhe sabotim», dhe e dënoi me 3 vjet burg e punë të detyruar. Më 1949 iu fal koha e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101, fl. 31-32; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949 .
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]