NAZARKO Bedri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1911, në Helmës të Kolonjë. Më 28 shtator 1948, me vendim nr. 79, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «armik të popullit», dhe e dënoi me 2 vjet burg dhe punë të detyruar. Më 1949 iu fal koha e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 78, fl. 4-5; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]