NDOCI Jak
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1897. U arrestua më 28 nëntor 1946, dhe me vendim nr. 535, datë 18 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarke e Tiranës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në mbledhje të ndryshme kundër pushtetit», dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie, humbjen e të drejtës civileqytetare për 3 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 754-755.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]