NDOCI Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Mazrek, në vitin 1943. Me vendim nr. 249, datë 17 nëntor 1981, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në fazën e përgatitjes» dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 16 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 763-764.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]