NDOJ Dila
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëshortja Ndue Zef Ndojt. Në shkurt 1945, i shoqi u arratis në mal, për t’i shpëtuar forcave të regjimit që po e ndiqnin, ngaqë kishte furnizuar e strehuar të arratisurit që kishin dalë në mal kundër komunizmit. Në mars 1945, ajo u internua bashkë me gjashtë fëmijët e saj, fillimisht në kampin e Lezhës e, në verën e vitit 1947, në Berat. Aty i vdiq nga infeksioni djali i vogël, Gjoni [shih], vetëm katër vjeç. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 302.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]