NDOJ Gjon Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I biri i Ndue Zef Ndojt. Lindi në vitin 1943, në fshatin Nënshejt të Oroshit. Në shkurt 1945, i ati u arratis në mal, për t’i shpëtuar forcave të regjimit që po e ndiqnin, ngaqë kishte furnizuar e strehuar të arratisurit që kishin dalë në mal kundër komunizmit. Në mars 1945, familjen shtatëanëtarëshe të Ndojt, të shoqen, Dilën [shih], dhe gjashtë fëmijët e tyre, e internuen, fillimisht në kampin e Lezhës e, në verën e vitit 1947, në Berat, ku Gjoni, djali i vogël i tyre, vetëm katër vjeç, vdiq nga infeksioni. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 302.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]