(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1865, në fshatin Ungrej të Dibrrit. Pas arratisjes së djalit të tij, Nikollë Jakut, në fund të 1947-s, forcat e ndjekjes i dogjën shtëpinë, i konfiskuan pasurinë dhe internuan krejt familjen, atë vetë, tashmë 82 vjeç, Marën, të shoqen, Dilën, nusen e të bitit, Nikollit dhe vajzat, Dranen e Shkurten. Fillimisht i çuan në Berat e, nga mesi i vitit 1949, i transferuan në kampin e Tepelenës, ku dhe vdiq, në vjeshtën e vitit 1949. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 307.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]