NDOJ Ndue Pjetër

NDOJ Ndue Pjetër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Kaftallë të Mirditës. Bashkë me të vëllanë, Ndrecë Pjetër Ndojn kish qenë në shërbim të kapidanit, Gjon Marka Gjonit [shih]. Për këtë arsy u arrestua dhe iu nënshtrua hetuesisë në Shkodër. U internua në kampin e Tepelenës, ku dhe vdiq më 1950. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 314.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "NDOJ Ndue Pjetër" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/ndoj-ndue-pjet%c3%abr-2