NDOJ Nikollë Gjetë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak, vëllai i Prengë Gjetë Ndojt [shih]. Lindi më 1 maj të vitit 1895, në Mashtërkor të Oroshit. Në kohën e Mbretërisë, shërbeu si oficer i xhandarmërisë me gradën toger, me detyrë komandant poste i policisë dhe xhandarmërisë në Dukagjin e në zona të tjera të prefekturës së Shkodrës. Pas lufte, u bashkua qysh në fillim me forcat e rezistencës antikomuniste. U vra më 31 mars të vitit 1947, nga forcat e sigurimit dhe ato të ndjekjes, në Rrajë të Zezë të Rubikut, në vendin e quajtur Mret i Djeg. Eshtrat e tij nuk janë gjetur as sot e kësaj dite. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 95, 121-122; AISKK, F. 1, Viti 2017, D. 84, f. 36-37; F. 1, V. 2017, D. 86, fl. 83-84.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]