NDOJ Nikollë Dedë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Luftëtar antikomunist. Lindi në Velë të Vendit, në vitin 1925. Më 12 prill 1950, çeta antikomuniste ku bënte dhe pjesë, me komandant Prengë Dodë Gjinin [shih], u rrethua nga forcat qeveritare, në pyllin midis Lurthit e Ujë Shtrezit. Aty mbeti i vrarë, bashkë me katër bashkëluftëtarë të tjerë. Trupat e tyre të pajetë u groposën në breg të Lumit të Zmesë në Rrëshen. Pas ekzekutimit, familja e tij u internua në kampet e Jugut të Shqipërisë. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 165-166.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]