(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1929, në Orosh. Me vendim nr. 185, datë 29 maj 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «lidhje me të arratisurit», dhe e dënoi me 2 vjet burg. Me vendim nr. 98, datë 16 gusht 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me kriminelët e arratisur», dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 84, f. 61-62.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]