(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Stajkë të Shkodrës, më 26 maj 1968. Me vendim nr. 1, datë 16 janar 1989, Gjykata e Rrethit Kukës e deklaroi fajtor për « tradhëti ndaj atdheut» në formën e arratisjes dhe e dënoi me 16 vjet heqje lirie. Për dezertim nga shërbimi ushtarak» u dënua me 5 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 20 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 220-221.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]