NDONI Perikli
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 qershor 1947. Me vendim nr. 21, më 10 mars 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Fieri në Këmishtaj të Lushnjës, prej 29 korrikut 1966 deri më 30 shtator 1991. Dëbuar bashkë me prindërit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90, fl. 91-92.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]