Ndotje e ujit të pijshëm

Ndotje e ujit të pijshëm
(Term – Mjedisor)

Ndotje e ujit të pijshëm
(anglisht: Drinking water pollution)

✦ Depërtim në gypat e ujësjellësit ose në rezervuarët e ujit të pijshëm, i mbeturinave organike (fekale, urinë), që janë bartës të mundshëm mikroorganizmash patogjenë. Nga pikëpamja kimike, kjo ndotje mund të diktohet me anën e përcaktimit të disa komponimeve kimike (si amoniak, acid nitror e nitrik, klorure, sulfur hidrogjeni, acid fosforik), që formohen nga mineralizimi i lëndëve organike proteinore. Nga pikëpamja mikrobiologjike, që është më e rëndësishme, prania në ujë e disa mikrobeve karakteristike për florën e zorrëve (bacilet koli, streptokoku i fekaleve) dëshmon për ndotjen e ujit të pijshëm.

Portali — Mjedisi

[cite]