NDOU Dedë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1920. Me vendim nr. 45, datë 5 shkurt 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «sabotim të pushtetit», dhe e dënoi me 2 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale civile baraz me kohën e dënimit. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 622.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]