NDOU Drande
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dukagjin, në vitin 1880. Me vendim nr. 228, datë 10 tetor 1945, Gjykata Ushtarke e Shkodrës e deklaroi «sabotatore të pushtetit» dhe «armike të popullit», dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave civile-politike dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Më 1948 iu fal koha e mbetur e dënimit. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 739-740; Gazeta Zyrtare, nr. 20, 6 shkurt 1948.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]