NDOU Mark Llesh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1909, në Sholl të Pukës. Me vendim nr. 547, datë 27 tetor 1956, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor si «armik i popullit» dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 30 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile-politike baraz me kohën e dënimit. Në bazë të nenit 51, nr. 1, të ligjit nr. 382 i zbritet dënimi në 20 vjet burg. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në në 5 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 96, f. 14-15; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]