NDOU Nosh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shosh, në vitin 1926. U arrestua më 21 maj 1951, dhe me vendim nr. 218, datë 19 nëntor 1951, Gjykata Ushtarake e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit», dhe e dënoi me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. (Dënim i kombinuar). F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 759.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]