(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1882, në Vojnik të Dibrës. Pas marrjes së pushtetit nga komunistët, bëri rezistencë të armatosur në malet e Dibrës. Më 18 dhjetor 1993, Gjykata e Rrethit të Dibrës, vërtetoi faktin juridik të vrasjes së tij pa gjyq në përpjekje me forcat komuniste, më 6 qershor të vitit 1946. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 76, fl.73-75; Haki Stërmilli, Shtigjet e Lirisë.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]