NDREGJONI Imer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak, organizator i çetave nacionaliste. Lindi në Dibër, më 1920. Shërbeu në Gardën Mbretërore. Luftoi kundër italianëve që më 7 prill 1939, me Abaz Kupin. U arrestua më 1947, por u lirua dy vjet më vonë, më 1949. Më 15 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 7 vjet burg, të cilat i vuajti në kampin e Maliqit dhe Bedenit. U lirua më 1949. Tomorr Aliko, Gjenocid mbi elitën intelektuale të kombit shqiptar, 207.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]