NDREKA Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1920. Me vendim nr. 177, datë 29 shtator 1951, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «strehim e furnizim diversantësh», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor nr. 2287, datë 30 qershor 1956, dënimi iu zbrit në 7 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 98, F. 169-570.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]