NDREU Alketa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Shtyllas të Fierit, më 7 shtator të vitit 1972. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Dibrës në rrethin e Fierit, prej vitit 1972 deri më 30 shtator 1991. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 168-169.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]