NDREU Gjysh Luman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1930, në Tepelenë. U arrestua më 5 qershor 1946 dhe, me vendim nr. 69, datë 11 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit», dhe e dënoi me 30 vjet burg. Në bazë të nenit 51/2 të ligjës 24 dhjetor 1946 mbi D. P. P., dënimi iu zbrit në 20 vjet privim lirie me punë të detyruar. Më 1949 iu fal koha e mbetur e dënimit. F. 1, Viti 2017, D. 98, F. 121-522; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]