NDREU Rifat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Peshkopi. Me vendim nr. 277, 3 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor se «ka qenë lidhur me Ballin Kombëtar», se «pas çlirimit të Shqipërisë ka patur lidhje me reaksionin kundër pushtetit popullor» dhe «ka dashur të dezertojë nga radhët e ushtrisë», ndaj, për këto arsye, u dënua me 3 vjet burg dhe punë të detyruar. Më 1949 iu fal koha e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 76, fl. 55-56; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]