NDREU Xhelil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 11 prill 1911, në Dibër. U arrestua më 20 tetor 1946. Me vendim nr. 171, datë 13 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit deklaroi fajtor si «strehues e furnizues të kriminelëve», dhe e dënoi me 3 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 100. f. 60-61; F. 1, Viti 2017, D. 80, F. 1-6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]