NDROQI Myslim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1951, në Elbasan. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Tiranës në rrethet e Krujës e të Elbasanit, prej datës 6 prill 1951 deri më 31 dhjetor 1954, dhe nga 1 janari i vitit 1955 deri më 6 shkurt 1958. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 225-226.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]