NELA Avdullah
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1926, në Kukës. Me vendim nr. 204, datë 31 dhjetor 1947, Gjykata e Lartë Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «kundërshtim të urdhërit të komandatit», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm dhe humbjen e të drejtës elektorale për për 5 vjet kohë. U arrestua sërish më 1982 dhe, me vendim nr. 1, datë 6 shkurt 1982, Gjykata e Lushnjës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, 5 vjet internim dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 495-496.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]