Nevoja biokimike për oksigjen

Nevoja biokimike për oksigjen
(Term – Mjedisor)

Nevoja biokimike për oksigjen
(anglisht: Biochemical Oxygen Demand)

✦ Masë e thjeshtë e kapacitetit konsumues të oksigjenit nga një mostër uji, për shkak të oksidimit biokimik të lëndës organike në ujë. NBO-ja matet zakonisht duke inkubuar një vëllim standard uji të ndotur gjatë 5 ditëve, në 20°C e në mungesë të dritës së diellit dhe duke matur sasinë e oksigjenit të harxhuar. Tregues për vlerësimin e shkallës së ndotjes të ujërave, sidomos të atyre që mund të ndoten prej ujërave të shkarkimeve industriale e komunale. Shprehet me sasinë e oksigjenit të tretur (në mg/litër) që nevojitet për oksidimin e lëndëve organike të paqëndrueshme (që shpërbëhen) me anën e veprimit biokimik aerobik. Kjo sasi përcaktohet duke shtuar ujit të provës ujë të ngopur me oksigjen dhe duke matur oksigjenin e tretur në përzierjen e përftuar, si menjëherë, ashtu edhe mbas një periudhe inkubacioni, zakonisht mbas pesë ditëve.

Portali — Mjedisi

[cite]