NEXHIPI Zybo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Armen të Vlorës. Me vendim nr. 2, datë 25 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtës qytetare-politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Me dekretin nr. 811, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 19; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 113.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]