NEZAJ Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shipshan, në vitin 1910. U arrestua më 20 tetor 1946 dhe, me vendim nr. 298, datë 30 gusht 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit dhe popullit», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, punë të detyruar dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Më 1949, dënimi iu zbrit në 20 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 645; Gazeta Zyrtare, nr. 92, 16 dhjetor 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]