NEZAJ Xhemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1943, në Tropojë. Me vendim nr. 40, datë 11 nëntor 1971, Gjykata e Tropojës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut me anën e arratisjes në Jugosllavi», dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë. Me vendim nr. 41, datë 5 korrik 1983, Gjykata e Tropojës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes së mbetur në tentativ» dhe, duke i bashkuar të dy dënimet, e dënoi me 14 vjet heqje lirie, 5 vjet internim dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 337-338.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]