Ngjyrat dhe psikologjia

Të kuptojmë perceptimin e ngjyrave në psikologji. Kuptimi i ngjyrave në psikologji varion nga kultura apo rrethanat.
Çdo ngjyrë ka aspektet e veta.  Komunikimi jo gjuhësor (jo-verbal) Ngjyra është një formë komunikimi jo verbal, nuk është një energji statike dhe kuptimi i saj mund të ndryshojë nga njëra ditë në tjetrën si dhe nga çdo individ në tjetrin. Varet pra se çfarë energjia shpreh në atë pikë kohore.

Cilësitë psikologjike të ngjyrave | Ngjyrat dhe psikologjia

Psh nëse dikush vesh ngjyrë të kuqe një ditë, kjo mund të ketë kuptim se ky person është gati për aksion, ose është i apasionuar pas diçkaje që do bëjë atë ditë, ose ngaqë është i nevrikosur, të gjitha këto si në nivel ndërgjegjsor (koshient) apo nën-ndërgjegjsor (subkoshient) Por të gjitha këto tipare janë tiparet e ngjyrës së kuqe.

Ngjyra e kuqe
është ngjyra e energjisë, e pasionit, e ambicjes dhe e vendosmërisë. Gjithashtu ngjyra e irritimit dhe e pasionit seksual.

Portokallia
është ngjyra e komunikimit dhe e optimizmit por gjithashtu e pesimizmit dhe e të qënit sipërfaqësor.

E verdha
është ngjyra e mendjes dhe intelektit. Është optimiste dhe e gëzuar, por ka padurim frikë dhe është kritikuese.

Jeshilja
është ngjyra e balancës dhe e rritjes. Ka kuptimin e vetësigurisë dhe posivitetit.

Bluja
është ngjyra e besimit dhe paqes. Tregon besnikëri, integritet konservatizëm dhe ftohtësi.

Bluja e errët
ngjyra e intuitës, e idealizmit dhe organizimit.

Ngjyra vjollcë
është ngjyra e imagjinatës, mund të jetë krijuese e pamatur dhe jo praktike.

Ngjyra e zezë
është e të fshehtave, e sekreteve e të panjohurës, i fshehur nga bota dhe e misterit.

E bardha
është ngjyra e tërësisë e pastërtisë, e perfeksionit, e pafajësisë, e absolutit.

Ngjyrë ari
ngjyra e suksesit, e arritjeve dhe e triumfit. E lidhur me bollëkun dhe mirëqënien, luksin dhe cilësinë prestigjin dhe sofistikimin, vlerën dhe elegancën.

Ngjyra argjendi
ka energji femërore, është e emocionale, e ndjeshme misterioze dhe e paqëndrueshëme.

Ngjyra gri
ngjyra e kompromisit sepse nuk është as e zezë as e bardhë, të qënit jo emocional, i shkëputur dhe i pavendosur.

Ngjyra kafe
është miqësore, i shtruar me këmbë në tokë, që ka lidhje me sigurinë, mbrojten, rehatinë dhe pasurinë materjale.

Ngjyra e purpurt
është ngjyra e harmonisë universale dhe e balancës emocionale. Është spirituale dhe praktike.

Ngjyra rozë
është ngjyra e dashurisë pa kushte, e rritjes dhe edukumit. Gjithashtu e papjekurisë dhe e mendjelehtësisë.

Ngjyra e bruztë
është ngjyra e komunikimit dhe e qartësisë mendore, por mund jetë jo praktike dhe idealiste.

 

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Ngjyrat dhe psikologjia" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/ngjyrat-dhe-psikologjia