NICA Leonidha
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 17 korrik 1926, në Konispol. Me vendim nr. 25, datë 29 mars 1977, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut me anën e vënies në shërbim të zbulimit grek», dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme (të pjesës së tij) dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 8-9.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]