(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1958, në Sarandë. Me vendim nr. 8, datë 5 mars 1986, Gjykata e Rrethit të Sarandës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në bashkëpunim me anë të arratisjes jashtë shtetit» dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101, fl. 25-26.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]